
Kylian Mbappe është nën presionin e të gjithë opinionit sportiv, pas paraqitjes në Champions League ndaj Barcelonës. Sulmuesi francez nuk pati impakt në lojë, teksa PSG humbi 2 me 3 në shtëpi. Ndeshja e kthimit mund të jetë vendimtare dhe për Mbappen.
Kjo pasi në rast skualifikimi të PSG-së nga çerekfinalet e Champions League, 25-vjeçari mund të konsiderohet jashtë garës për fitimin e Topit të Artë. Rivali kryesor është Haaland, që me Manchester Cityn po kërkon sërish fitimin e Premier League dhe Champions League.
City barazoi 3 me 3 përballë Real Madrid. Takimi i kthimit luhet në Angli dhe kualifikimi shihet më shumë i mundshëm.
Mbappe është vetëm 25-vjeç dhe fitimi i Topit të Artë duket se është çfarë dëshiron më shumë. Për këtë duhet të tregojë klasin e tij në takimin e kthimit.