
Hansi Flick
Barcelona luan mbrëmjen e sotme në transfertë kundër Monacos në stadiumin “Stade Louis II” në orën 21:00. Hansi Flick u shpreh shumë I sigurtë për një fitore potenciale në Champions League.
Gjermani foli në një intervistë para ndeshjes: “Jemi gati të luftojmë dhe ta fitojmë Champions League-n. Klube të mëdha si Barcelona përherë duan të fitojnë tituj dhe Champions League është kompeticioni më I mirë në botë. Jemi gati të luajmë kundër më të mirëve, jam i sigurtë.”
Kujtojmë se Barcelona e ka fituar 5 herë Champions League dhe këtë vit do të tentojë të ngrejë lartë trofeun e këtij kompeticioni për herë të 6.
Poll