
Jules Kounde & Lamine Yamal
Lajme të këqija për Barcelonën një ditë pas përballjes ndaj Interit në gjysmëfinale të Champions League. Dëmtimi i Jules Kounde që pësoi mbrëmë ndaj zikaltërve, është edhe më i madh se sa parashikohej.
Është vetë klubi katalanas që ka dalë me një deklaratë zyrtare ku njofton se mbrojtësi francez nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit në “San Siro”. Testet e kryera të Kounde ditën e sotme kanë zbuluar një lëndim në këmbën e tij të majtë.
Mungesë e madhe kjo për Barcelonën për sfidën e kthimit në Milano, ku llogaritë janë ende të hapura me Interin. Në vijim pritet të zbulohet dhe koha e rikuperimit të mbrojtësit francez.
Poll
Lexo gjithashtu
CHAMPIONS LEAGUE
Formacioni i javës së Champions League, mbizotërojnë djemtë e PSG-së
CHAMPIONS LEAGUE
U ndalën në barazim nga Interi, te Barcelona ka “festë” (ARSYEJA)
CHAMPIONS LEAGUE