
Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madrid padiskutim mori vëmendjen e të gjithë tifozëve. Ishte një finale para finales në Champions League dhe si e tillë dhuroi spektakël në fushë e në tribuna.
Spanjollët dolin triumfatorë, teksa mposhtën anglezët me shifrat 3-2. Porn ë shkallët e stadiumit u shpalos një banderolë e madhe që thumbonte Vinicius Jr për “Topin e Artë” të fituar nga Rodri. Sipas tifozëve anglezë, braziliani duhej të ndalonte së qari, pasi i doli shpirti.
Në lidhje me këtë ka folur vetë Vinicius, i cili shpehet se gjëra të tilla e bëjnë të japin maksimumin. Gjithashtu nënvizoi se mbrëmjen e djeshme bëri një lojë të shkëlqyer.
“E pashë, pashë flamurin. Sa herë që tifozët kundërshtarë bëjnë gjëra të tilla, më japin më shumë forcë për të pasur një lojë të shkëlqyer dhe ja ku e kam bërë atë”, ka përfunduar braziliani.