Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Balde nuk “lëshon” rrugë: Jemi kualifikuar, por ndaj Atalantës luajmë vetëm për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Balde nuk “lëshon” rrugë: Jemi kualifikuar, por ndaj
Alejandro Balde

Barcelona do të luajë një ndeshje të rëndësishme në Champions League ditën e nesërme. Katalanasit do të përballen me Ataalantën në shtëpi, duel që starton në orën 21:00.

Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick është kualifikuar në fazën e 8 ekipeve më të mira, por sërish spanjollët nuk kanë ndërmend të “lëshojnë” rrugë. Alejandro Balde ka folur në konferencën për shtyp, ku ka theksuar se pavarëisht kualifikimit, ndaj italianëve do të tentojnë sërish fitoren.

“Atalaanta? Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ne jemi tashmë të klasifikuar, por përballemi me një rival të madh. Jemi mirë, ndeshja kundër Valencias na ka dhënë besim për ndeshjen e nesërme. Duam tre pikët.

Ansu Fati dhe Lamine Yamal? Ansu është një nga miqtë e mi më të mirë, kaloj shumë kohë me të. Ai po kalon një situatë paksa të komplikuar, por ai dëshiron të rritet dhe jam i sigurt se do të kthehet sepse ai ka një talent të jashtëzakonshëm.  Çfarë mund të themi për Lamine...  . Ai është tashmë një nga më të mirët në botë”, ka përfunduar talenti i Barçës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga