
Pas thuajse katër muajsh, Atalanta dhe Real Madridi do të përballen sërish, por kësaj radhe në Champions League. Përpara kësaj sfide, trajneri Carlo Ancelotti ka analizuar kundërshtarin që “Los Blancos” do të përballen nesër.
“Atalanta është një ekip i rrezikshëm prej disa vitesh, këtë sezon janë edhe më shumë se më parë.
Ne vijmë nga një moment i vështirë, por jemi akoma Real Madridi. Kam besim të plotë në ekipin tim dhe lojtarët e mi. Nesër mund të jetë ndeshja më e komplikuar e sezonit tonë.
Do të luajmë për tre pikë ndaj Atalantës dhe për t’u kualifikuar. Është e vështirë për të dalë në 8 më të mirat, për fat të keq do të luajmë për pozicion tjetër.
Unë dhe Gasperini jemi miq të mirë, ai ishte trajneri i të rinjve të Juventusit kur unë i drejtoja ata. Gasperini po bën një punë fantastike, çdo sezon po ndryshojnë shumë lojtarë, por ai përshtatet gjithmonë.
Mbappe është duhe u përmirësuar, sapo i dhashë besim atij. Ai mund të jetë shumë i rëndësishëm nesër.” – shprehet Ancelotti.