Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Arsenali u shkaktoi humbjen e parë, Kane-t s’i trembet syri: S’na zë paniku

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenali u shkaktoi humbjen e parë, Kane-t s’i trembet syri:
Harry Kane

Sfida e djeshme mes Bayern Munich dhe Arsenal e vlefshme për raundin e 5-të të Champions League, u mbyll me rezultatin 1-3. Kjo ishte humbja e parë për bavarezët, që nga fillimi i sezonit.

Për duelin e djeshëm ka reaguar edhe sulmuesi anglez, Harry Kane. Sipas tij loja ishte e vështirë por dhe shumë e barabartë njëkohësisht. Ndërsa sa i përket autokritikës ai pranoi se ekipit i mungoi energjia. Por gjithsesi ai nënvizoi faktin se skuadra ska pse të panikoset pasi e ndjejnë dhe e kanë dëshmuar lojën e tyre shumë mirë në fushë.  

"Ishte një ndeshje e vështirë, një betejë e mirë në pjesën e parë, e cila ishte mjaft e barabartë. Në pjesën e dytë nuk patëm të njejtën energji apo intensitet dhe humbëm shumë mundësi. Është humbja jonë e parë e sezonit. Nuk duam të na zërë shumë paniku për këtë”, është shprehur sulmuesi, Kane.

 

Poll

Lexo gjithashtu