Arsenali i drejtuar nga trajneri Mikel Arteta po zhvillon sezon “unikal” në Champions League e jo vetëm. Ata janë shumë pranë titullit në Premier League pas 22 vitesh pritje.
Tregues më i qartë për të kuptuar formën dhe “artilerinë” e londinezëve, mjafton të përmendim sigurimin e finales së Champions League, teksa fituan mbrëmë sfidën e kthimit kundër Atletico Madrid në “Emirates Stadium”, 1 – 0.
Në 14 ndeshje të Champions-it këtë edicion, “Topçinjtë” grumbullojn 11 fitore dhe 3 barazime, e pasuar me golavarazhin 29:6. Kjo e dhënë demostron qartë “potencën” e sulmit dhe mbrojten e “hekurt”.
E gjithë panaorama e mësipërme, jep shpresë të madhe se mund të jetë viti i duhur që Arsenali të ngrej për herë të parë trofeun “veshëgjatë”.
