Arsenali vazhdon të marrë rezultate pozitive në Champions League. “Topçinjtë” për të 3-tën herë radhazi nuk kanë pësuar asnjë gol dhe në këto sfida kanë arritur të marrin 2 fitore dhe 1 barazim.
“Djemtë” e Mikel Artetës kanë fituar 1-0 ndaj Shakhtarit, janë ndalur në barazim 0-0 me Atalantën dhe kanë triumfuar 2-0 ndaj PSG-së. Këto rezultate kanë bërë që skuadra e tij të barazojë rekordin e Arsenalit kur drejtohej nga Arsene Wenger.
Diçka e tillë nuk ndodhte që nga viti 2007, periudhë kur Wenger ishte në krye të anglezve, të cilët mbajtën portën e paprekur në 3 sfida radhazi.
Arsenal have kept a clean sheet in three consecutive Champions League games for the first time since November 2007 under Arsene Wenger.
— Squawka (@Squawka) October 22, 2024
The Gunners have now conceded just one goal in their last six group stage/league phase matches. ⛔ pic.twitter.com/3HGZnzDFWy