
Real Madridi u eliminua në çerekfinale të Champions League pas një rezultati të përgjithshëm ndaj Arsenalit 5-1. Fillimisht u mposhtën në Londër me shifrat 3-0, ndërsa në shtëpi u mposhtën me shifrat 1-2. Trajneri Carlo Ancelotti doli në prononcim për mediat pas përfundimit të takimit.
“Ne luajtëm mirë, pati shumë ndërprerje. Na duhej një moment dhe ajo penallti që nuk na dhanë mund të ishte ai moment. Megjithatë, Arsenali e meritonte të kalonte në raundin tjetër.
Ne u përpoqëm, por ishte e vështirë të rikuperoheshim, Arsenali ishte shumë mirë në organizim. Duhet të pranoni edhe pjesën trishtuese në futboll, sepse sezoni vazhdon. Në këtë kompeticion kemi pasur shumë kënaqësi, këtë vit nuk ka shkuar mirë. Ka qenë një rrugë shumë e përdredhur deri në këtë pikë, gjetëm një ekip kundër nesh që ishte më i mirë se ne”, shprehet Ancelotti.