Vincent Kompany është shfaqur i revoltuar me vendimet e marra nga arbitri i ndeshjes, Joao Pinheiro, i cili gjykoi sfidën e kthimit mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, përfunduar në barazimin 1-1, rezultat ky që i dha kualifikimin skuadrës franceze drejt finales së madhe në Budapest.
Sipas trajnerit belg, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” mungoi një karton i dytë i verdhë për mbrojtësin e parizienëve, Nuno Mendes, i cili ndali një top me dorë gjatë një aksioni të bavarezëve.
“Për mua ishte qartësisht një karton i dytë i verdhë dhe më pas një karton i kuq. Ishte kaq e qartë. Në njëfarë mënyre, ne morëm një thirrje kundër nesh dhe ky incident, sigurisht, vendosi dhe fatet e ndeshjes. E kam parë të përsëritur gati 3 herë. Vallë ju e shihni më ndryshe se unë?”, është shprehur Kompany.
