
Barcelona do të udhëtojë ditën e nesërme në Paris për t’u përballur me PSG-në në kuadër të çerekfinales së parë të Champions League. Sfida do të startojë në orën 21:00 dhe është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet që kërkojnë kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Xavi Hernandez prej ditësh ka zhvilluar përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa ka gati dy pikat kryesore tek të cilët do të mbështetet për të mposhtur parizienët. I pari është Ronald Araujo, i cili ka për detyrë të mbyllë siç duhet Kylian Mbappe. Një mision i vështirë, por jo i pamundur për mbrojtësin, i cili është cilësuar si më i shpejti në këtë kompeticion.
Ndërkohë pika e dytë do të jetë Robert Lewandoski. Sulmuesi polak do të ketë për detyrë të gjejë rrugën e rrjetës, teksa e bëri siç duhet ndaj Napolit në të dyja ndeshjen. Gjithashtu kujtojmë se Lev aka mposhtur PSG-në kur luante me Bayern Munich në vitin 2020 dhe nesër do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë, por këtë herë me fanelën e Barçës.