Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Alarmohet Chelsea, dy tifozë anglezë plagosen në Napoli para duelit në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Alarmohet Chelsea, dy tifozë anglezë plagosen në Napoli para
Foto ilustruese

Një ngjarje e keqe ka ndodhur në Napoli mbrëmjen e djeshme. Dy tifozë të Chelsea janë plagosur pas një incidenti të ndodhur në qytetin italian mes disa të rinjve, me policinë që vazhdon hetimet mbi këtë ngjarje.

Klubi anglez ka reaguar ditën e sotme në rrjetet sociale, ku shkruan se tifozët u është dashur ndihma mjekësore dhe aktualisht janë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë nga krahu tjetër “Blutë” e Londrës kanë kërkuar kujdes maksimal nga tifozët në këtë sfidë, për të shmangur ndonjë situatë të rrezikshme.

Rreth 2,500 tifozë të Chelseat priten të jenë prezentë në stadium për ndeshjen me Napolin, e cila është e fundit në fazën e ligës të Champions League dhe vendimtare për ta siguruar një vend në fazën e 1/8-ve.

Poll

Lexo gjithashtu