Skënderbeu U-19 - Aston Villa U-19
Nuk ka pasur histori ndeshja e kthimit Aston Villa U-19 – Skënderbeu U-19, e fituar 6 – 0 për anglezët. Pas vetëm 4 minutash lojë, Aston Villa kaloi në epërsi me Wilson, duke ia bërë më të thjeshtë vendasve. Në minutën e 18 Carroll dyfishoi shifrat.
Më pas Wilson (34’) finalizoi dopietën, teksa McGrath mbylli pjesën e parë me shifrat 4 – 0. Wilson përmbushi trigolëshin në minutën e 73, ndërsa McGrath “vulosi” fatet e ndeshjes, 6 – 0 për Aston Villa.
Po ashtu në këtë ballafaqim pati edhe numër të konsiderueshëm kartonësh të verdhë, 6 të tillë. Duhet thënë se për Skënderbeun U-19 arritja në një fazë kaq të rëndësishme në Champions League për këtë grupmoshë është vërtetë fantastike.
Poll
