Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ I përfundoi kontrata me Bayern Munich, sulmuesi 20-vjeçar transferohet në Holandë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ I përfundoi kontrata me Bayern Munich, sulmuesi 20-vjeçar
Emirhan Demircan

Emirhan Demircan është futbollisti më i ri i Utrecht në Holandë. Sulmuesi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Bayern Munich, për të nisur një të re në kampionatin holandez.

20-vjeçarit i përfundoi kontrata me bavarezët dhe palët nuk e menduan rinovimin. Në këto kushte, talenti turko-gjerman vendosi që të ndryshonte ekip dhe kampionat, duke firmosur deri në 2028-tën me Utrecht.

Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Demircan ishte pjesë e Bayern Munich 2. Sulmuesi i krahut të majtë shënoi 6 gola dhe asistoi në 5 të tjerë, në 22 ndeshje që mori pjesë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Utrecht (@fc_utrecht)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga