
Eric Dier dhe Harry Kane
Tashmë gjithçka është zyrtare, Eric Dier do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit aktual. Mbrojtësi anglez ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me bavarezët, për të nisur një të re në Francë.
Është vetë klubi gjerman, i cili ka konfirmuar largimin e 31-vjeçarit, i cili përgjatë këtij sezoni bëri mjaft mirë. “Eric Dier do të largohet nga FC Bayern në fund të sezonit”, shkruan klubi gjerman.
Kujtojmë se anglezi do të bashkohet me “gjigantin” francez të Monaco në Ligue 1. Ai do të firmosë me ekipin e ri një kontrat 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër.
Poll