
Carney Chukwuemeka
Carney Chukwuemeka është futbollisti më i ri i Borussia Dortmund. Mesfushori 21 vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Chelsean për të nisur një të re në Bundesligën gjermane, të paktën deri në fund të sezonit.
Kjo për shkak se talenti anglez është transferuar nga “Blutë e Londrës” te Dortmund, në formë huazimi. Ky huazim do të jetë i vlefshëm deri më 30 qershor të këtij viti, me klubin gjerman që ka shpenzuar 2.4 milionë euro.
Kujtojmë se interes serioz për shërbimet e Carney Chukwuemeka kishte edhe Juventus. Por Borussia Dortmund ka parakaluar “Zonjën e Vjetër” në orët e fundit të merkatos.
View this post on Instagram
Poll