
Edin Terzic është larguar nga Borussia Dortmund pas më pak se një muaj pasi e çoi ekipin gjerman në finalen e Champions League, të cilën e humbën 2-0 përballë Real Madrid.
Terzic dha dorëheqjen si trajner i Dortmund, me klubin gjerman që e pranoi vendimin e teknikut 41-vjeçar. Pozicioni i tij ishte i sigurt me Kupën e Gjermanisë të fituar në vitin 2021, apo dërgimi deri në finale të Champions. Megjitahtë, Terzic vendosi që të largohej.
“Edhe pse dhemb shumë, dua t’ju inforomoj se do të largohem nga Borussia Dortmund sot. Ishte një nder i madh ta çoja këtë klub në një finale të Kupës DFB dhe së fundmi në një finale të Ligës së Kampionëve. I uroj këtij klubi gjithë të mirat. Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim”, ishin fjalët e Terzic.
View this post on Instagram