
Jamal Musiala po synon të bëjë kthimin e tij nga lëndimi në kohë për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, e cila fillon në mes të qershorit.
Në një intervistë për “Sport Bild”, 22-vjeçari gjerman shprehu vendosmërinë e tij për t'u rikthyer në fushë për turneun.
“Kam filluar të punoj për rikthimin tim një ditë pas lëndimit tim, dhe deri më tani gjithçka po shkon sipas planit. Unë kam një qëllim të madh, Kupën e Botës për Klube. Është një turne me shumë prestigj, të ardhura për klubin dhe shansin për të fituar një titull të ri ndërkombëtar.
Dhe kjo është ajo që ne duam. Unë dua të rikthehem në fushë në SHBA”, tha Musiala. Xhamal ka mbetur jashtë që nga fillimi i prillit, pasi pësoi një çarje të muskulit në kofshën e majtë. Bayern do të nisë fushatën e tyre në Kupën e Botës për Klube kundër Auckland City më 15 qershor.