Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Xhaka ngre në piedestal Xabi Alonso-n: Ai ishte një trajner i vërtetë, kur hynte në dhomë...

Shkruar nga NEWSPORT
Xhaka ngre në piedestal Xabi Alonso-n: Ai ishte një trajner i
Xabi Alonso dhe Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë të dhënë për median e huaj “DAZN”, nuk ka ngurruar të lavdëroj dhe të tregojë vlerësimin maskimal për trajnerin, Xabi Alonso. Duke rikujtuar kështu kohën kur Xhaka luante dikur për Bayer Leverkusen, dhe dyshja bashkëpunonin me njëri-tjetrin.

Sipas mesfushorit shqiptar, Alonso ishte shumë i vërtetë ndërsa i gjithë ekipi ishte 100% i përqëndruar në çdo moment kur timonieri i skuadrës fliste dhe jepte udhëzimet e tij në dhomat e zhveshjes.

 “Ai nuk ishte i rremë, ishte një trajner i vërtetë. Kur trajneri Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën menjëherë dhe ishin 100% të fokusuar te ajo që ai po thoshte”, ka thënë Xhaka.

Ndër të tjera mesfushori shqiptari ka treguar se kriteri kryesor për të fituar besimin e Alonsos ishte përkushtimi maksimal në fushë dhe serioziteti në stërvitje.

“Ai dëshiron të të shohë duke luftuar fort në fushë. Nëse e bën këtë dhe stërvitesh mirë, ai do të të japë një mundësi. Kjo është ajo që e kam admiruar më së shumti tek ai", përfundoi 33-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu