
Trajneri i ri i Bayern Munich, Vincent Kompany mesa duket ka ardhur me qëllime të qarta. Tekniku belg i ka bërë të ditur drejtuesve bavarezë që do të bëjë revolucion në ekip, duke filluar që nga largimet e 6 lojtarëve.
Bëhet me dije se Matthjis de Ligt, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Kingsley Coman, Noussair Mazraoui dhe Serge Gnabry janë lojtarët e padëshiruar nga Kompany. Ky i fundit kërkon që këta 6 lojtarë të nxirren në merkato, me Bayernin që pritet t’i plotësojë dëshirën trajnerit.
Drejtuesit e gjigantit gjerman mesa duket kanë besim të plotë te Vincent Kompany, duke nxjerrë në shitje lojtarë me peshë që kanë vite që kontribuojnë për fanellën bavareze. Për të gjashtë lojtarët e lartpërmendur, tashmë Bayerni po pret ofertat e duhura për t’i lënë të lirë.