Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Mes rekordit të Harry Kane dhe spektaklit të golave, Bayern nuk fal në shtëpi, luan “poker” me Werder Bremen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mes rekordit të Harry Kane dhe spektaklit të golave, Bayern nuk
Bayern Munich

Bayern Munich ka triumfuar në shtëpi përballë Werder Bremen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi 4-0 në favor të vendasve.

Në këtë ndeshje, Harry Kane shënoi golin e dytë dhe të tretë.

Kështu anglezi thyen rekordet e Cristiano Ronaldos (Real Madrid) dhe Erling Haaland (Man City), duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin 100 gola (104 ndeshje) për një klub të vetëm. Ndërsa Haaland dhe Ronaldo i shënuan 100 gola pas 105 ndeshjesh.

Ndërkohë në duelin e sotëm, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Luis Diaz dhe Konrad Laimer. Kështu Bayern “blindon” vendin e parë me 15 pikë pas 5 javësh kampionat.

Në krahun tjetër, me vetëm 4 pikë të grumbulluara deri më tani, ekipi nga Bremen mban vendin e 14-të në tabelën e renditjes.

Golat e ndeshjes:

Goli i Luis Diaz

Goli i parë i Harry Kane

Goli i dytë i Harry Kane

Goli i Konrad Laimer

Poll

Lexo gjithashtu