
Bayern Munich ka triumfuar në transfertë përballë Hoffenheim, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Bundesligës. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 1-4 në favor të ekipit bavarez.
Tre golat e parë për Bayernin u shënuan nga Harry Kane, ndërsa të fundit e shënoi Serge Gnabry. Ndërkohë që golin e vetëm për të “zotët e shtëpisë” e shënoi Coufal, falë edhe një devijimi nga Kimmich. Ndërkohë që për Hoffenheim ishin në fushë 3 shqiptarë, Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avduallhu.
Me këtë fitore, bavarezët shkojnë në kuotën e 12 pikëve pas 4 javësh, duke mbajtur vendin e parë të vetëm. Ndërkohë që me 6 pikë, Hoffenheim renditet i 8-ti.
Golat e ndeshjes:
Goli i parë i Harry Kane
Goli i dytë i Harry Kane
Goli i 3-të i Harry Kane
Goli i Coufal