Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Debutim “ëndërrash”, Asllani shënon dhe jep asist te klubi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Debutim “ëndërrash”, Asllani shënon dhe jep
Fisnik Asllani

Sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani ka bërë debutimin në Bundesligën gjermane me ekipin e Hoffenheim. Ata janë përballur me Bayer Leverkusen në “BayArena”, ndërsa protagonist ka rezultuar Fisnik Asllani. Pikërisht, sulmuesi 23-vjeçar ka kontribuar në këtë ndeshje me gol dhe asist.

Në minutën e 6’ vendasit kaluan në avantazh me mbrojtësin e ardhur nga Liverpool, Quansah. Asllani vendosi baraspeshën në minutën e 25, duke hapur llogaritë e ndeshjes. Kaq për pjesë e parë. Në fraksionin e dytë, sulmuesi “Dardan” u vendos në detyrën e asistuesit te konkretizimi i Lemperle (52’).

Pas këtij suksesi për ekipin e tij, Asllani u vlerësua sipas “SofaScore” si “Lojtari i ndeshjes”, e përkthyer me notën 7.8. Takimi i radhës për Asllanin dhe Hoffenheim do të jetë karshi Frankfurt, 30 gusht.  

 

        

Poll

Lexo gjithashtu