Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

United e bleu nga Bologna, Bayern Munich mbush arkat me Joshua Zirkzee

Shkruar nga NEWSPORT
United e bleu nga Bologna, Bayern Munich mbush arkat me Joshua Zirkzee
Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee u zyrtarizua ditën e sotme si lojtari më i ri i Manchester United. Sulmuesi hollandez ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare, ndërsa United ka paguar te Bologna plot 40 milionë euro për shërbimet e bomberit.

Por nuk është vetëm klubi italian që përfiton nga kjo shitje. Nga këto 40 milionë euro, 20 milionë do të shkojnë në arkat e Bayern Munich. Klubi bavarez kishte 50% të rishitjes së futbollistit, në kohën kur e shiti te Bologna në vitin 2022 për 27 milionë euro.

Në këtë mënyrë, Bayerni mbush arkat me 20 milionë euro me një prej lojtarëve që ka mbajtur veshur fanellën e akademive ndër vite. Kujtojmë që Zirkzee nuk ka luajtur vetëm për Bayernin, por edhe për Spartaan, ADO, Parma dhe Anderlecht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga