Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre. Por pavarësisht rezultatit dëmtimi i Harry Kane “shqetësoi” të gjithë të pranishmit.
Sulmuesi anglez pësoi një dëmtim, teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 86-të. Kjo ka alarmuar të gjithë tifozët dhe stafin e bavarezve.
Lojtari pritet që në ditët e ardhshme t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Por pavarësisht kohës që do t’i duhet lojtarit për t’u rikuperuar, e sigurtë është që anglezi ka humbur duelin me Aston Villën.
Sfidë kjo e vlefshme për Champions League, takim që do të luhet më 2 tetor në orën 21:00. Një mungesë e rëndësishme kjo për Vincent Kompany, i cili duhet të bërë pa shërbimet e sulmuesit kryesorë.