
Jamal Musiala
Jamal Musiala ka thënë fjalët e tij të para pas rinovimit me Bayern Munich. Talenti gjerman është shprehur shumë i lumtur për zgjatjen e bashkëpunimit me klubin bavarez, duke premtuar gjëra të mëdha në të ardhmen.
“Jam vërtetë i lumtur. Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Këtu kam hedhur hapat e mi të parë në futbollin profesionit dhe besoj fuqishëm se mund të arrijmë diçka të madhe me këtë klub në vitet e ardhshme”, është shprehur talenti gjerman, Jamal Musiala.
Kujtojmë se 21-vjeçari ishte një nga “pikëpyetjet” te Bayern. Megjithatë, ai rinovoi deri në vitin 2030. Ai do të përfitojë 25 milionë euro bruto në vit, rreth 13 milionë euro në sezon neto.
Poll