
Musiala, Bayern Munchen
Padyshim që Jamal Musiala mund të jetë lojtari më i rëndësishëm në projektin afatgjatë të Bayern Munchen. 21-vjeçari ka dëshmuar veten se është një talent premtues në klubin bavarez.
Kontrata aktuale e fantazistit gjerman përfundon në qershor të vitit 2026. Siç raportojnë nga Gjermania, rinovimi mes palëve ka mbetur i bllokuar.
Këtë lajm ka zgjedhur ta mohojë drejtori sportiv i klubit, Max Elber në një intervistë. “Nga jashtë duket se negociatat janë të bllokuara, por nga brenda ne vazhdojmë të punojmë me qetësi. Herët a vonë do të ketë një surprizë...”, shprehet Elber.
Poll