Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Po shkëlqen me Leverkusen, 3 ekipe BIG duan mbrojtësin që ka shënuar 11 gola

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen me Leverkusen, 3 ekipe BIG duan mbrojtësin që ka
Alejandro Grimaldo

Alejandro Grimaldos padiksutim po zhvillon një nga sezonert më të mira në karrierën e tij futbollistike. Me skuadrën e Bayer Leverkusen po bën mjaft mirë, teksa paraqitjet e tij tashmë kanë rënë në radarin e disa ekipeve të tjera.

28-vjeçari në sezonin e parë me skuadrën gjermane ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të asistojë në 15 rastë në 45 ndeshje të zhvilluara. Mbrojtësi është theyr shpejt në një pikë kyçe në formacionin e Xabi Alonsos, i cili do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë edhe për sezonin e ri.

Stili i tij sulmues i lojës dhe aftësitë krijuese e kanë bërë atë një nga mbrojtësit e krahut më të spikatur në Evropë, gjë që ka tërhequr vëmendjen e tre skuadrave të mëdha. Bayern Munich, Arsenal dhe Liverpool janë ekipet që do të hidhen në sulm “all-in” për shërbimet e spanjollit.

Sipas “Sport Bild” bëhet me dije se drejtuesit e Leverkusen kërkojnë minimalisht 45 milionë për shërbimet e tij dhe nëse në zyrat e klubit ka oferta tunduese do të pranonte shitjen e Grimaldos. Kujtojmë se u bë pjesë e Leverkusen në merkaton e verës së kaluar, kur u largua nga Benfica dhe kaloi në Gjermani si lojtar i lirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga