
Leon Goretzka
Kontrata e Leon Goretzka do të përfundojë më 30 qershor 2026. Mesfushori gjerman nuk do të qëndrojë në Munich, pasi nuk ka arritur të bindë drejtuesit.
Mes palëve nuk ka asnjë lloj diskutimi për rinovimin e kontratës dhe pavarësisht këmbënguljes së lojtarit nuk ka arritur të gjejë dakortësinë e drejtuesve. 29-vjeçari në këtë sezon ka luajtur me Bayern në 22 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë 1 asist.
Klubi bavarez dëshiron të përfitojë nga shërbimet e tij dhe për jëtë ekziston mundësia që ta huazojë deri në fund të sezonit me detyrim blerje nga skuadra tjetër.
Poll