Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Ngeci” te vizitat mjekësore, Victor Boniface reagon për herë të parë pas dështimit të transferimit te Milan

Shkruar nga NEWSPORT
“Ngeci” te vizitat mjekësore, Victor Boniface reagon për
Victor Boniface

Victor Boniface ka reaguar ditën e sotme për herë të parë pas dështimit të transferimit të tij te Milan. Sulmuesi ka pranuar se nuk ia doli të takonte testet mjekësorë për shkak të 2 dëmtimeve që ka nga e kaluara në gjurin e djathtë. Ndër të tjera ka nënvizuar se para se ta gjykojnë të provojnë të arrijnë në nivelin e tij.

“Transferimi nuk ndodhi për shkak të lëndimeve të kaluara. Kisha dy dëmtime në gju (në këmbën e djathtë), dhe kanë qenë aty për një kohë të gjatë. Provoni të arrini nivelin tim para se të më ofendoni”, ka theksuar sulmuesi për mediat gjermane.

Kujtojmë se tashmë Boniface do të vazhdojë të qëndrojë te Bayern Leverkusen të paktën edhe për këtë sezon. Ndërkohë te Milan pritej të kalonte në formë huazimi me të drejtë blerje të kërtonit të tij në fund të sezonit, gjithsesi diçka e tillë nuk ndodhi.

 

Poll

Lexo gjithashtu