
Manuel Neuer, portieri i Bayern Munchen është vënë në “shënjestrën” e kritikave pas paraqitjeve të fundit. Kjo valë kritikash ka filluar prej atij goli të pësuar në ndeshjen kundër Aston Villas në Champions. Shumica ia hodhën fajin Neur-it për atë dalje të gabuar.
Gardiani gjerman po tregon se nuk është më ai i dikurshmi dhe se niveli i tij ka rënë tashmë. Fituesi i kupës së botës mund të rrezikojë dhe vendit e titullarit si masë për paraqitjet e tij.
Statistikat tregojnë në Bundesliga se gjermani renditet i 20-ti mes portierëve për eficiencën e pritjeve të goditjeve. Përqindja e pritjeve e Neuer është 40%. Ai lë pas vetëm portierin e Freiburg, Florian Muller. Më i mirin ë këtë listë është Gulacsi që mbron portën e kombëtares hungareze dhe të Leipzig.
Disa mendojnë se paraqitja e portierit gjerman ka të bëjë me mënyrën e lojës të trajnerit belg. Kompany preferon të luajë një lojë sulmuese të rrezikshme. Kjo metodë sjell hapësira në prapavijë që mund të shfrytëzohen nga sulmi kundërshtar.
Statistikat duhen përmirësuar nga Manuel Neuer ndryshe Bayerni rrezikon të humbas dhe ndeshje të tjera prej tij.