
Fisnik Asllani - Bayern Munich
Ndeshje mjaft interesante janë në Bundesligë për t’u zhvilluar ditën e sotme. Një prej tyre është përballja mes Hoffenheim - Bayern Munich, takim që është parashikuar të startojë në orën 15:30.
Në këtë përballje do të jetë në fushë edhe një shqiptar, i cili pritet të lërë gjurmë. Fjalë është për Fisnik Asllanin, i cili me fanellën e Hoffenheim do të tentojë të ndalë “hovin” e bavarezve.
Pikërisht këto të fundit në postimin e bërë në rrjetet sociale për ditën e ndeshjes, në foto si imazh për këtë përballje kanë vendosur edhe Asllanin, si përfaqësues të ekipit kundërshtarë. Ndërkohë 3 futbollistët e tjerë janë nga ekipi bavarez.
View this post on Instagram
Poll