
Jamal Musiala është një nga lojtarët e shumë kërkuar, i cili ka bërë për vete disa skuadra gjatë këtij sezoni. Talenti i Bayern Munich kërkohet nga dy gjigandët europiani si Real Madrid dhe Manchester City.
Si anglezët ashtu edhe spanjollët kërkojnë shërbimet e 21-vjeçarit, i cili për bavarezaët është një pikë kyçe në formacionin e tyre. Merkatoja e verës do të jetë shumë e “nxehtë” pasi madrilenët dhe “Qytetarët” do të tentojnë të bindin mesfushorin për t’u larguar nga Munich.
Por drejtuesit gjerman duke qenë në dijeni, kavëne vendosur të bëjnë hapa para dhe të marrin masat për talentin e tyre. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se gjermanët nuk duan të humbasin shërbimet e Musialas dhe kanë nisur të bëjnë gati propozimin e tyre për rinovimin e kontratës, e cila aktualisht skadon në qershor të vitit 2026. Nuk dihet ende se për sa vite do t’i ofrohet kontrata e re dhe sa do të jetë paga e lojtarit, teksa deri në merkaton e verës priten ndryshine të mëdha.