Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Ka interes nga klubet e mëdha, Bayern Munich merr vendimin për liderin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Ka interes nga klubet e mëdha, Bayern Munich merr vendimin për liderin
Dayot Upamecano

Dayot Upamecano është një nga futbollistët që në merkaton e ardhshme do të jetë në qendër të ofertave. Kjo pasi edhe gjatë verës u kërkua nga disa skuadra, por Bayern Munich nuk preferoi ta largonte.

Tashmë bavarezët kanë menduar ta “blindojnë” lojtarin e tyre me një kontratë të re. Palët janë shumë afër gjetjes së marrëveshjes dhe shumë shpejt pritet që mes tyre të finalizohet çdo gjë.

Mbrojtësi francez pritet të firmos deri për disa sezone, teksa kontrata aktuale e tij përfundon në qershor të 2026. Kujtojmë se në vitin 2021 u bë pjesë e kampionëve të Bundesligës dhe deri më tani ka luajtur në 156 ndeshje, duke qenë një titullar i padiskutueshëm.  

Poll

Lexo gjithashtu