
Bayer Leverkusen u shpall kampion në Bundesligë, duke i dhënë fund kështu dominimit 11-vjeçar të Bayern Munich. E sigurisht te gjermanët kanë shkëlqyer disa lojtarë, që tashmë kanë marrë vëmendjen e klubeve të tjera.
Alejandro Grimaldo është një prej futbollistëve që kërkohet nga disa ekipe, teksa me Leverkusen po tregon gjithë klasin e tij. 28-vjeçari u transferua te gjermanët në merkaton e verës, teksa u largua si lojtar i lirë nga Benfica.
Në një intervistë për “Marca”, mbrojtësi më i mirë në krahun e majtë ka theksuar se ka ëndërr të luajë në La Liga. Kujtojmë se spanjolli ka dalë nga akademia e Barcelonës, ndërsa në të njëjtën kohë nuk e fsheh dëshirën dhe simpatinë që ka për Real Madrid.
“Të luaj në Spanjë është një synim që kam. Unë do të luaj në La Liga në të ardhmen sepse ky është vendi im”, ka deklaruar shkurtimisht 28-vjeçari.