
Ekipi i Bayern Munich duket gati për sezonin e ri. Me ndryshimin e trajnerit dhe me ndryshime të mundshme në skuadër, pritet që bavarezët të kenë një “fytyrë” ndryshe nga ai i sezonit të fundit.
Diçka të tillë e thotë edhe talenti bavarez, Jamal Musiala. Ylli gjerman thotë se është shumë i motivuar për sezonin e ri, teksa thotë se nuk dëshiron që të mbyllë vitin pa trofe, ashtu siç ndodhi herën e fundit.
“Jemi shumë të motivuar. Sezonin e kaluar nuk fituam asgjë, eksperiencë të cilën nuk duam ta përjetojmë sërish. Skuadra jonë është e mbushur me futbollistë fitues, kështu që jemi gati të rikthehemi te fitimi i trofeve.
Ne duhet të shikojmë veten tonë, të përqendrohemi vetëm tek ekipi ynë. Duhet të përmirësohemi dhe të hedhim hapin cilësor. Në mënyrë që kur të luajmë kundër tyre (Bayer Leverkusen) të jemi në formën dhe nivelin më të mirë të mundshëm”, tha Jamal Musiala.