Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Sulmi terrorist me 5 të vdekur dhe 200 të plagosur, Vincent Kompany qëndron në konferencë më pak se 1 minutë pas fitores me Leipzig

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi terrorist me 5 të vdekur dhe 200 të plagosur, Vincent Kompany
Vincent Komany

Pas fitores 5-1 të Bayern Munich në shtëpi përballë Leipzig, në konferencën për shtyp në përfundim të ndeshjes doli duke folur trajneri bavarez, Vincent Kompany. Por ky i fundit nuk e zgjati aspak, duke qëndruar në konferencë më pak se një minutë.

Trajneri belg nuk foli asnjë fjalë për ndeshjen, por për sulmit terrorist të së premtes në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Kompany nuk u ndal te fitorja spektakolare e ekipit të tij, por shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Është pothuajse e pamundur të flasim për futboll sonte. Tani për tani njerëzit në magdeburg janë në mendjet tona. Ne fituam sot, por shpresoj se vitin e ardhshëm do të ketë më shumë fitore mbi paqen”, është shprehur Kompany pas ndeshjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi këtë të premte në Gjermani, ku protagonist ishte një 50-vjeçar nga Arabia Saudite. Ai u fut me makinë në turmën e njerëzve në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur 5 persona, një ndër ta fëmijë.

Sipas të dhënave të fundit nga Der Spiegel, edhe 200 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme. Policia po heton për ta zbardhur plotësisht këtë sulm të rëndë terrorist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga