Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Humbja me Interin? Nuk e cilësoj të tillë, kemi sfidë kthimi”, Vincent Kompany para Dortmundit: Klasikja ndeshje e madhe, jemi të motivuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Humbja me Interin? Nuk e cilësoj të tillë, kemi sfidë
Vincent Kompany

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të përballen sot për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligë. “Der Klassiker” që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të nisë në orën 18:30. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri bavarez, Vincent Kompany, i cili tregon motivimin e të tijëve dhe ndalet te sfida e Champions League me Interin.

“Klasikja nuk e ka humbur interesin. Por sigurisht që edhe ndeshjet kundër Leverkusen kanë qenë gjithashtu të veçanta. Por unë jam rritur me ndeshjet Bayern kundër Dortmund, apo kur Bayern përballej me Bremet, të cilat ishin sfida të mëdha. Kështu do të jetë gjithmonë.

Humbja me Interin? Unë nuk e cilësoj ende si humbje, kemi edhe një ndeshje kthimi. Por tani kemi një Klasike kundër Dortmundit, sfidë me shumë hisotir. Mënyra se si shkuan gjërat sezonin e kaluar, janë një motiv shtesë për ne. Nuk na mungon energjia, por do të kemi nevojë për tifozët”, tha Kompany.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga