Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Hansi Flick nuk pret më, u kërkon drejtuesve zëvendësuesin e Lewandowskit

Shkruar nga NEWSPORT
Hansi Flick nuk pret më, u kërkon drejtuesve zëvendësuesin e
Nick Woltemade

Robert Lewandowski nuk premton të qëndrojë gjatë te Barcelona. Jo për shkak të formës së tij, por prej moshës, dhe për këtë te Barça kanë nisur të mendojnë të ardhmen.

Hansi Flick nuk ka ndërmend të presë më dhe tashmë u ka kërkuar drejtuesve edhe zëvendësuesin e mundshëm të polakut. Në fakt gjermani i ka vënë syrin Nick Woltemade.

Sulmuesi aktualisht është pjesë e Stuttgartit, ku ka bërë shumë mirë në repartin e avancuar. Woltemade ishte objektivi kryesorë edhe i Bayern Munich, por Stuttgart ka refuzuar 2 herë ofertën e bavarezve.

Kjo pasi ekipi gjerman për të lënë të lirë sulmuesin kërkon jo më pak se 65 milionë euro, shifër kjo që mund të jetë sërish një “problem” për Barcelonën, pasi siç dihet te katalanasit nuk pritet të shpenzojnë kaq shumë para, ndikuar edhe nga gjendja e tyre financiare.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga