
James Mcatee
Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen do të “luftojnë” mes tyre për shërbimet e James McAtee. 22-vjeçari është pjesë e Manchester Cityt në Premier League, ku në këtë sezon ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 1 gol.
Anglezi pëlqehet shumë nga ekipet e Bundesligës, që do të tentojnë edhe transferimin në Gjermani. Si Borussia ashtu edhe Leverkusen fillimisht e duan në huazim me opsion blerje të kartonit të lojtarit në merkaton e verës.
Nga krahu tjetër duke parë situatën e vështirë ku ndodhen, te City nuk dshirojnë të humbasin shërbimet e tij, pasi mesfushori mund të përshtatet edje si sulmues krahu.
Poll