
Diant Ramaj gjate duelit me Dortmund
Bundesliga ka mbyllur javën e 3-të të kampionatit të këtij sezoni. Rezultate të rëndësishme janë marrë nga ekipet pretendentë, ndërsa nuk kanë munguar edhe surprizat.
Tashmë pas mbylljes së kësaj jave është zgjedhur edhe formacioni më i mirë. Në 11-shen më të mirë ndodhet edhe një shqiptar sipas “Soffascore”.
Bëhet fjalë për Diant Ramaj. 23-vjeçari ishte spektakolar dhe fantastik me pritjet e tij në sfidën që Heidenheim humbi ndaj Dortmund. Paraqitja e lojtarit me origjinë shqiptare bëri që rezultati i kësaj sfide të ishte 2-0, në të kundërt, verdhezinjtë do të kishin shënuar “lumë” golash të tjerë.
Galeria fotografike ()
Poll