Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

FANTASTIKE/ Ndodh për herë të 3-të, Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
FANTASTIKE/ Ndodh për herë të 3-të, Granit Xhaka shpallet
Granit Xhaka

Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë në Zvicër për vitin 2024. Mesfushori me origjinë shqiptare pati një sezon fantastik me Bayer Leverkusen, teksa u rendit mirë edhe në garën për “Topin e Artë”, në vendin e 16-të.

Por sigurisht gjithçka kulmoi pikërisht me klubin gjerman, me të cilët arriti të fitonte titullin kampion. Xhaka dhe Leverkusen thyen hegjemoninë shumëvjeçare të Bayern Munich, duke u shpallur kampionë.

FANTASTIKE/ Ndodh për herë të 3-të, Granit Xhaka shpallet
Granit Xhaka, Leverkusen

Gjithashtu, 32 vjeçari pati paraqitje pozitive me përfaqësuesen e Zvicrës në Euro 2024. Shqiptari ishte protagonist absolut edhe me zviceranët, duke qenë një lidër i padiksutueshëm.

Përsa i përket çmimit si futbollisti më i mirë në Zvicër, kjo është hera e 3-të që Xhaka e fiton. Më parë, shqiptari e kishte fituar në vitin 2022 dhe në vitin 2017.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga