
Vincent Kompany mori drejtimin e Bayern Munich në korrik të vitit 2024. Pas një sezoni zhgënjyes të bavarezëve të cilët u “shkurorëzuan” nga froni i kampionit pas 11 sezonesh, me Leverkusen që mori titullin, ata emëruan në pankinë belgun.
Ky i fundit nuk e nisi me pritshmëri shumë të mëdha, madje skeptikët kryesorë ishin tifozët. Megjithatë, statistikat në Bundesligë thonë të kundërtën. Deri më tani në krye të Bayernit, Kompany ka bërë më mirë se shumë trajnerë të kampionatit gjerman.
Mesatarja e pikëve të deritanishme për 39-vjeçarin është 2.57. Kështu, Kompany lë pas emra të mëdhenj si Pep Guardiola (2.52), Hansi Flick (2.45), Carlo Ancelotti (2.38) dhe Xabi Alonso (2.25).
Pritet të shihet nëse Bayerni i Kompany do e marrë veten edhe në Champions. Kujtojmë se këtë të mërkurë më 11 shkurt, bavarezët përballen në transfertë me Celtic për sfidën e parë “Play-Off” të fazës së 1/16-ave të Ligës së Kampionëve.
View this post on Instagram