Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

E KRYER/ Transferim i papritur, Bayern Munich firmos me një 17-vjeçar nga... Ekuadori

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Transferim i papritur, Bayern Munich firmos me një
Bayern Munich pas fitores me Chelsean

Virgilio Olaya do të jetë futbollisti më i ri i Bayern Munich. Qendërmbrojtësi 17-vjeçar nga Ekuadori, ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në vendlindje me SD Aucas për të nisur një të re në Gjermani.

Vlera e futbollistit në “Transfermarkt” është 1.2 milionë euro, teksa ende nuk dihet sa do të paguajnë bavarezët për të. Ndërkohë që vetë futbollisti do të firmosë kontratë 4.5 vjeçare.

Tashmë është rënë dakord dhe transferimi do të kryhet në shkurt të vitit 2026, kur Olaya të mbushë 18 vjeç. Por, me shumë mundësi ai do të dërgohet në huazim të paktën deri në verë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

 

Poll

Lexo gjithashtu