
Max Beier
Maxi Beier do të jetë lojtari më i ri i Borussia Dortmund. 19-vjeçari i cili cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të Gjermanisë sot për sot, ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Hoffenheim.
Beier do të jetë numri i ri “9” për Dortmund, pas largimit të Niclas Fullkrug. Sulmuesi do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmosë kontratën me verdhezinjtë këtë të hënë. Në krahun tjetër, klubi i Dortmund ka shpenzuar plot 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Beier është një lojtar i dalë nga akademia e BSC Sud në Gjermani, teksa përveç Hoffeniheim, ai ka mbajtur veshur edhe fanellën e Cottbus dhe Hannover 96.
Poll