Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

E BUJSHME/ Vincent Kompany nis revolucionin, Bayerni largon mbrojtësin më në formë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Vincent Kompany nis revolucionin, Bayerni largon mbrojtësin
Pavard, De Ligt, Kim & Upamecano

Me ardhjen e Vincent Kompany në krye të ekipit të Bayern Munich, pritet të nisë edhe revolucioni. Sigurisht ky i fundit do të nisë që nga largimet, e më pas blerjet për të përforcuar çdo repart.

Mediat gjermane e bëjnë të sigurt se Bayerni ka nxjerrë në shitje mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt. Ky i fundit ishte më i miri në sezonin e fundit përsa i përket qendërmbrojtësve, por kjo lëvizje e Bayernit surprizon të gjithë.

60 milionë euro është shuma që bavarezët kërkojnë për De Ligt, të cilin e blenë në vitin 2022 për 67 milionë euro nga Juventusi. Në krahun tjetër, trajneri Kompany po përgatit largimin edhe të disa futbollistëve të tjerë, por që pritet të finalizohen pas Euro 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga