
Eric Dier dhe Kim Min-jae
Eric Dier nuk do të jetë më pjesë e Bayern Munich. Mbrojtësi anglez ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me bavarezët për të nisur një të re në kampionatin francez me ekipin e Monaco.
Është eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ai që ka bërë të ditur këtë lëvizje të papritur. Anglezit i përfundon kontrata me bavarezët në qershor dhe do të kalojë te Monaco me parametra zero.
Me këta të fundit, Dier do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Kujtojmë se 31-vjeçari u bashkua me Bayernin në korrik të 2024, kur vendosi të largohej nga Tottenham, po si transfer i lirë.
View this post on Instagram
Poll