Një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania teksa gazeta më e madhe gjermane BILD raporton për një çmenduri merkatoje.
Bayern Munich ka tentuar të rrëmbejë trajnerin austriak Oliver Glasner nga Crystal Palace dhe i ka ofruar klubit londinez 18 milionë euro për ta liruar. Mirëpo, është e bujshme përgjigja e Palace, e cila kërkoi 100 milionë euro për të liruar menaxherin e saj. Vetëkuptohet se pas kësaj kërkese, negociatat dështuan shpejt.
Për momentin, Hansi Flick është emri në krye të listës së drejtuesve bavarez për të zëvendësuar Thomas Tuchel. Por Roberto De Zerbi, menaxheri aktual i Brighton, është gjithashtu në garë.
Poll