
Drejtori i Bayern Munchen ka thyer heshtjen për çështjen e Matthijs de Ligt i cili pritet të transferohet te Manchester United. Është vetë dëshira e lojtarit që të kalojë në Premier League dhe i ka dhënë anglezëve dritën jeshile prej javësh.
“Do komentoj për arsyet kur të jetë koha, tani nuk është ende momenti. Duhet të mendojmë për atë që zgjedhim dhe se si ndihet ai. De Ligt është ende një futbollist i Bayern Munchen dhe ne do ta mbështesim gjithmonë”, tha Eberl.
Bavarezët kanë refuzuar ofertën e parë prej 30 plus 5 milionë euro teksa kërkojnë mbi 50 milionë për qendërmbrojtësin holandez. Vetë 23-vjeçari ka arritur marrëveshjen mbi kushtet personale dhe i ka lënë stafetën klubeve për të gjetur gjuhën e përbashkët.